Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e kanë detyruar ndërkombëtarët që të themelohet Gjykata Speciale përmes Kuvendit të Kosovës, por thotë se për këtë gjykatë ai mban ende mendimin e njëjtë sikurse në vitin 2015.
Thaçi, i cili kishte bërë të pamundurën që Gjykata Speciale të mandatohet në Kuvendin e Kosovës, tash është bërë kundërshtari kryesor i saj. Ai ka thënë se përveç detyrimit, ndërkombëtarët ishin zotuar se me aprovimin e kësaj gjykate, Kosova do të përfitonte themelimin e Ushtrisë, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UNESCO, INTERPOL dhe në Këshillin e Evropës, shkruan Periskopi.
Por thotë se asgjë prej këtyre gjërave nuk ndodhi.
Presidenti foli edhe për nismën e Organizatave të Dala nga Lufta për peticionin e nënshkruar nga 15 mijë persona. /Periskopi/


