Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së kanë vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës në përballje me sulmin terroristë të Banjskë.
Në bisedë e sipër me familjarët e heroit Afrim Bunjaku, djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli tha se familja Bunjaku e di shumë mirë se çka është me kontribu për vendin edhe pas 27 vjetëve liri.
“E keni jep një djalë, një vlla e prind për atë duhet me kon gjithë Kosova mirënjohës për shërbimin e tij dhe i përjetshëm ka me mbet kujtimi i tij”,tha Klestor Veseli.
Ndër të tjerash njëri nga familjarët e Afrim Bunjakut deklaroi se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte thirrur në telefon nga Haga.
“Prezent s’ka mujt me qenë, por në telefon ka thirrë presidenti prej atje”, deklaroi vëllai i Afrim Bunjakut.
“Ka depërtu e ka thirrë ne jemi mirënjohës që së paku na ka thirrë. Ai kish pas qef me kon prezent po rrethanat e tilla çka me bo”.
Vëllai i Afrim Bunjakut gjithashtu u tha djemve të ish-krerëve të UCK-së se “ju na keni neve, e ne ju kemi ju”.
“Unë kam qenë në punë atë ditë por shumë jam prek. S’kam mujt as me punu as hiç. Por u kam thanë djemve, se me ardhë kanë me ardhë kismet, se ka argumente të forta që Apeli ka me i lëshu të shtëpia, e s‘ka tjetër zgjidhje”
”Me emër të zotit e kur ti lëshojnë ata vetë kanë me ardhë me ju pa juve”,deklaroi Klestori.
Ata vizituan nga afër familjen Bunjaku në 3 vjetorin e rënies në detyrës të rreshterit Afrim Bunjaku./Lajmi.net/