back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeThaçi thotë se është i gatshëm ta përfshijë Albin Kurtin në dialogun...

Thaçi thotë se është i gatshëm ta përfshijë Albin Kurtin në dialogun me Serbinë

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për protestën që do të mbahet nesër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e respekton të drejtën e reagimit të gjithsecilit.

Ai është shprehur i gatshëm që të bisedojë me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, në lidhje me dialogun dhe “ta përfshijë edhe në këtë proces”.

“Besimi i qytetarëve fitohet përmes votës, e jo me anë të revolucioneve”.
“E respektoj të drejtën e protestës, të reagimit. Jam kundër shpifjeve dhe urrejtjes. Pres çdo kritikë, kjo vetëm sa më ndihmon, më bën negociator më të mirë. Kam pozicion të qartë: nuk ka ndarje as shkëmbim, as Asociacion me elemente ekzekutive. Unë e përkrahi kërkesën legjitime të shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën”.

“Pushteti fitohet përmes votës dhe në asnjë rrethanë përmes revolucioneve. Ata që duan ta bëjnë këtë me anë të revolucioneve nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve”.
“Me të tjerët kam diskutuar për dialogun, me Albin Kurtin jo. Jam i gatshëm të bisedoj. Jam i gatshëm ta përfshij në proces dhe në betejën me Serbinë. Albin Kurti ka qenë i zemëruar kur janë bërë bombardimet e NATO-s, ka qenë i zemëruar kur është shpallur pavarësia dhe unë dua t’ia largoj atë zemërim”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz