BallinaLajmeThaçi takohet me presidentin e Sllovenisë

Thaçi takohet me presidentin e Sllovenisë

Të ngjajshme

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Drenas: Arrestohet i dyshuari që sulmoi familjarët

Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se...

Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

Të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave tregojnë...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, në Lubjanë dhe kanë konfirmuar edhe një herë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Thaçi ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pjesë në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit që do të mbahet më 3 qershor në Brdo.

Në takim me presidentin Pahor, Presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për presidentin Pahor dhe presidenten Grabar-Kitaroviq, si bashkë organizatorë të Samitit Brdo-Brione, që kanë bërë bashkë krerët e shteteve të Ballkanit në një moment të rëndësishëm për rajoni.

“Samiti vjen në kohën kur në shtetet e Ballkanit shohim artikulim më të qartë të aspiratës euro-atlantike dhe gatishmëri për të lëvizur me hapa konkretë drejt BE-së”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Këtë vit, mysafir special i Samitit Brdo-Brione është presidenti i Federatës Gjermane, Frank-Walter Steinmeier.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz