BallinaLajmeThaçi refuzon t’i përgjigjet gazetarit që i thotë se i ka luftuar...

Thaçi refuzon t’i përgjigjet gazetarit që i thotë se i ka luftuar serbët nga Tirana

Të ngjajshme

Britania dhe Finlanda mbështesin lirinë e medias në Kosovë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasada Britanike...

Zvicra kërkon alternativa për mbrojtjen ajrore – përtej sistemit Patriot

Arsyeja kryesore lidhet me vonesat e mëdha në dorëzimin...

Zidane ishte afër të kthehej si trajner i Realit

Kriza me trajnerë e ka kapluar Real Madridin gjatë...

Përderisa gazetari i RTK-së, Nebih Maxhuni, kishte shpërfaqur kohë më parë ndërhyrjet e presidentit Thaçi në institucionin e RTK-së, sonte presidenti ka refuzuar t’i përgjigjet një gazetari nga Shqipëria pasi nuk i kishte pëlqyer pyetja e tij.

Në një debat televiziv, në të cilin Thaçi ishte i ftuar, ai ka refuzuar të përgjigjet në një nga pyetjet e gazetarëve.

Çim Peka, gazetar nga Shqipëria ka komentuar konfliktin e Thaçit me Berishën.

“Ashtu siç i luftove serbët nga villa 31 e Enver Hoxhës në Tiranë, ashtu po i lufton edhe Berishët me gazetarët e fragajt nga ABC”, ishte komenti i Pekës.

Presidenti Thaçi duke u qeshur ka thënë se nuk e njeh këtë gazetar dhe nuk i është përgjigjur.

“Kush është ky, për herë të parë po ndëgjoj”, ishte reagimi i presidentit Thaçi.

E gazetari i RTK-së, Nebih Maxhuni kishte pretenduar se presidenti Thaçi kishte tentuar të ndikojë në përpilimin e pyetjeve në një emision të këtij televizioni ku presidenti ishte ftuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz