BallinaLajmeThaçi: Nëse BE nuk na hap dyert, fillojnë veprimet institucionale për bashkimin...

Thaçi: Nëse BE nuk na hap dyert, fillojnë veprimet institucionale për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (Video)

Të ngjajshme

3 ndeshje s’ka gola/ Mbyllen pjesët e para në Superligë

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës...

Dita e Lirisë së Shtypit, Haxhiu: Informimi i saktë është shtyllë e demokracisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Ditën...

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin...

Aksident i rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nëse BE-ja vazhdon izolimin e Kosovës, do të shqyrtohet mundësia për veprime institucionale apo referendume për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ideja për korrigjimin e padrejtësive historike për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e sensibilizuar deri më tani.

“Edhe në takimin e Berlinit as që është mbyllur ndonjë ide, por as që është prezantuar ndonjë alternativë e re. Diçka të tillë do të vazhdojë të prezantojë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se pas vonesave që Bashkimi Evropian po i bënë Kosovës ka ardhur koha të mendohet seriozisht për ndërmarrjen e hapave institucional për bashkim kombëtarë.

“Këtë mund ta bëjmë çoftë përmes rezolutave në kuvendet e dy vendeve tona, apo përmes referendumeve në Kosovë dhe Shqipëri, gjithmonë duke përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

Thaçi ka shtuar më tej se nëse BE nuk i do dy shtetet shqiptare me dy flamuj në gjirin e saj, atëherë le ta pranojë vetëm një flamur.

I pari i Kosovës ka thënë se Kosova nuk e ka alternativë Turqinë, Rusinë apo Kinën, por ka alternativ bashkimin me Shqipërinë./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz