back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeThaçi: Ratifikimi i demarkacionit nuk garanton vizat

Thaçi: Ratifikimi i demarkacionit nuk garanton vizat

Të ngjajshme

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të...

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

Ju mund të stresoheni shumë shpejtë kur jeni para...
Kreu i shtetit Hashim Thaçi, i cili sa ishte kryeministër kishte emëruar Komisionin për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e si ministër i Punëve të Jashtme e nënshkroi marrëveshjen ndërshtetërore, vazhdon të besoj se marrëveshje mbi të cilën e ka vënë firmën është e drejtë.

Në një intervistë për DW, Thaçi ka thënë se “Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur marrëveshje, të saktë të drejtë dhe të qëndrueshme profesionale dhe të përgjegjshme shtetërore”.

Sipas tij, tash problemi nuk është ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, por problemi është te votimi në Kuvendin e Kosovës.

Duke komentuar faktin se çështja e demarkacionit lidhet me liberalizimin e vizave për kosovarët, Thaçi ka thënë se do që të ritheksojë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës.

“Ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabartë sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret. Megjithatë prej 95 kritereve për liberalizimin e vizave, 94 prej tyre i kemi plotësuar, ka mbetur edhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë jemi të vetëdijshëm që pa implementimin e këtij kriteri nuk ndodh liberalizimi i vizave nga BE-ja”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shprehur bindjen se “ky kriter i është vënë Kosovës padrejtësisht dhe në mënyrë befasuese nga BE-ja”. Për më tepër, sipas tij, ky ka qenë një kurth për Kosovën.

“Mendoj që më tepër sesa kriter për implementim, ka qenë kurth politike nga Komisioni Evropian që ta shtyjë edhe më tutje liberalizimin e vizave për Kosovën. Prandaj mendoj se BE-ja duhet të fillojë të ndryshojë qasje në raport me Kosovën. Këtij Komisioni Evropian i kanë mbetur edhe 17 muaj mandat dhe shoh se nuk kanë qëllim dhe vizion për Kosovën dhe ky ka qenë mesazhi im për qytetarët e Kosovës për institucionet e Kosovës, prandaj duke u ndodhur në këtë situatë ne duhet të lëvizim sa më shpejt për ratifikimn e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai nuk është i bindur se edhe pas ratifikimit të mundshëm të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, Kosovës do t’i liberalizohen vizat.

“Edhe në momentin që ne e ratifikojmë marrëveshjen për demarkacion, përsëri do të kemi sfida me këtë përbërje të Komisionit Evropian me Kosovën sepse nuk e ka fokusin për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz