Thaçi pritet t’i përgjigjet sot Kurtit për refuzimin e fundit
03

Lexo edheKosova eksportoi mallra në vlerë 288.8 milionë euro

Presidenti Hashim Thaçi pritet t’i përgjigjet refuzimit të tretë të Albin Kurtit, sot në një konferencë për media.
Thaçi kishte ftuar për herë të tretë kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, për herë të tretë që sot në orën 10 të shkonte në zyrën e tij për t’u mandatuar për formimin e Qeverisë.
Kurti i refuzoi edhe këtë ftesë, e në ditën e fundit të vitit, presidenti Thaçi do të deklarohet para mediave.
Zyra e Presidentit ka njoftuar se sot në orën 12:30, Thaçi do të mbajë konferencë për media.

Lexo edheKosova eksportoi mallra në vlerë 288.8 milionë euro
Kurti në letrën e refuzimit i ka thënë Presidentit Thaçi që do të jetë i gatshëm ta takojë atë me 6 janar të vitit 2020.
Presidenti Thaci akoma nuk ka dhënë ndonjë deklarim rreth kësaj kërkese të Kurti./Front Online/