back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKosova eksportoi mallra në vlerë 288.8 milionë euro

Kosova eksportoi mallra në vlerë 288.8 milionë euro

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se deficiti në llogarinë e mallrave arriti vlerën prej 1.26 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 3.3 për qind.

“Përderisa në vitin 2018 ishte shënuar rënie e eksportit të mallrave  dhe përshpejtim i rritjes së importit, në vitin 2019 është duke u shënuar rritje e eksportit të mallrave dhe rritje më e ngadalësuar e importit. Kjo ka ndikuar që shkalla e mbulueshmërisë së importeve me eksporte të ketë një përmirësim nga 10.8 përqind sa ishte në shtator 2018 në 11.3 përqind në shtator 2019”,  thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

Sipas BQK-së eksportit i mallrave deri në shtator 2019 ka shënuar vlerën prej 288.8 milionë euro, që është për 9.0 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

“Rritja e eksportit të mallrave ishte më e theksuar tek metalet bazë, produktet e plastikës dhe gomës si dhe makineritë dhe pajisjet elektrike”, ka njoftuar BQK, raporton RTKlive.

Në anën tjetër, rënie shënoj eksporti i produkteve minerale, eksporti i lëkurës dhe artikujve të lëkurës, eksporti i perimeve, etj.

Vlera e importit të mallrave deri në shtator 2019 ishte 2.5 miliardë euro, që është për 3.6 përqind më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018. Rritje më e lartë u shënua tek importi i mjeteve  të transportit, produkteve minerale, tekstilit  dhe artikujve të tekstilit si dhe produktet e plastikës dhe gomës, etj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz