Thaçi për 3 vjet ndau rreth 700 dekorata

Ishte dekorata e parë që Behgjet Pacolli e kishte ndarë si president i Kosovës dhe kishte mbetur e fundit.
Ai kishte nderuar me çmimin “Ambasador Nderi” legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer.
Megjithatë, presidentët paraprakë e pasues, nuk janë kursyer në ndarjen e dekoratave.
Listës i prin presidenti aktual, Hashim Thaçi, që nga betimi tre vjet më parë, ka ndarë gati 700 dekorata.
Sipas listës së publikuar në ueb-faqen presidenciale, e përditësuar në fund të vitit 2018, Thaçi ka ndarë hiç më pak se 657 dekorata, ku përfshihen medalje, tituj, urdhra e mirënjohje.
Pas Thaçit, në listë vjen ish-presidentja Atifete Jahjaga, por Jahjagës që t’i ndajë 550 dekorata, i janë dashur 5 vjet.
Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, ishte njëri prej presidentëve më duarshtrënguar kur bëhet fjalë për dekorata.
Pavarësisht se shumë personalitete të vendit ia kishin refuzuar Medaljen e Pavarësisë presidentit Thaçi, Sejdiu e kishte pranuar një të tillë, ndërsa nuk komenton shumë kur pyetet për numrin dekoratave të presidentit aktual, raporton KTV.

Lexo edhe116-vjeçarja nga Japonia personi më i moshuar në botë
Por, analisti Krenar Shala, mendon se Presidenti Thaçi, përmes dekoratave, tenton të rrisë besueshmërinë në figurën e tij.
Ndarja e dekoratave, nga Thaçi ka vazhduar edhe në muajt e vitit 2019, ku nuk përjashtohen edhe këngëtarë, gazetarë, emisione televizive e kreatorë të modës.
Presidenca nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara nga televizioni për të kuptuar arsyetimet që janë ndarë disa prej dekoratave të fundit.
E në njoftimet e publikuara në rrjete sociale, nuk kanë munguar komentet komike, si në rastin kur një prej komentuesve i kërkon një medalje, me arsyetimin se ia pëlqen të gjitha postimet presidentit.
Në mesin e mijëra dekoratave që janë ndarë, ka edhe personalitete që janë dekoruar më shumë se një 1 herë, siç është rasti me ish-kryeadministratorin, Bernard Kouchner.
Ish-presidenti Rugova, në vitin 2004 ia kishte ndarë atij Medaljen e Artë të Lirisë, ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte nderuar me Medaljen Humanitare “Nëna Terezë”, dhe i fundit, presidenti Thaçi, Medaljen jubilare të 10-vjetorit të pavarësisë.














