back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeThaçi: Nuk ka pëlhurë që mbulon madhështinë e Skënderbeut

Thaçi: Nuk ka pëlhurë që mbulon madhështinë e Skënderbeut

Të ngjajshme

22 vjeçari nga Kaçaniku vdiq në Kosovë, pak ditë pasi operoi lukthin në Turqi

Një 22 vjeçar nga Kaçaniku ka ndërruar jetë dje....

Presidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me Papën

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë,...

Po shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga Besiktasi, do ta bëjmë…!

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest...

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

“Kjo katedrale është jo vetëm tempull fetar, por edhe një rrëfim i historisë tonë. Jemi krenarë që nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza. Nuk ka bez apo pëlhurë që mbulon madhështinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Atletit të Krishterimit”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”, ka uruar që ajo të jetë fanar drite dhe burim dashurie për njëri-tjetrin.

I pari i vendit ka folur edhe për ‘mbulimin’ e shtatores së Gjergj Kastrioti Skënderbeut me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit  në Tiranë.

Me epitete të larta Thaçi ka përshkruar Shën Nënë Terezën, gruan, motrën dhe vajzën shqiptare që zemrën e pati të madhe për gjithë botën, sipas tij.

“Tradita jonë popullore kurrë nuk ka bërë ndarje mes kishës, xhamisë, manastirit apo teqes. Uroj që kjo katedrale sot e përjetë të qëndrojë si shtyllë e Prishtinës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Një vajzë, grua dhe motër shqiptare, pati zemrën e madhe për gjithë botën. Uroj që kjo shtëpi të jetë fanar i dritës dhe burim i dashurisë për njëri-tjetrin”, shkruan klankosova.

“Kjo katedrale është jo vetëm tempull fetar, por edhe një rrëfim i historisë tonë. Jemi krenarë që nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza. Nuk ka bez apo pëlhurë që mbulon madhështinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Atletit të Krishterimit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz