BallinaLajmeThaçi: Ju që mendoni se po gjykohen individët e jo UÇK, lexojeni...

Thaçi: Ju që mendoni se po gjykohen individët e jo UÇK, lexojeni këtë pjesë të aktakuzës

Të ngjajshme

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Kush janë vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë

Vetëm 14 përqind e qyteteve në mbarë botën ofrojnë...

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Ish-zv.ministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, thotë se të gjithë ata që mendojnë se Gjykata Speciale po i gjykon individët e jo UÇK-në, atëherë le ta lexojnë një pjesë të aktakuzës që u publikua sot, përcjell Gazeta Blic.

Siç thotë Thaçi, në aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale, shihet qartë që pa 35 e aktakuzës nuk po i akuzon për krimet e pretenduara vetëm personat e përveçëm, por përveç tyre, po e akuzon si strukturë pothuajse gjithë UÇK-në, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, komandantët e zonave operative, zëvendëskomandantët e zonave operative, eprorët tjerë të komandave të zonave, komandantët e togave, komandantët e njësive, policinë ushtarake, eprorët tjerë të UÇK-së dhe ushtarët e UÇK-së.

Shkrimi i plotë:

Ata që qëllimshëm pretendojnë dhe ata që naivisht besojnë se Gjykata Speciale po akuzon dhe gjykon vetëm emra të përveçëm e persona të caktuar, jo UÇK-në në tërësi, bëjnë mirë ta lexojnë këtë pjesë të aktakuzës që duket sikur të jetë shkruar si demant për pretendimet e besimet e të tillëve.

Pika 35 e aktakuzës nuk po i akuzon për krimet e pretenduara vetëm personat e përveçëm, por përveç tyre, po e akuzon si strukturë pothuajse gjithë UÇK-në, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, komandantët e zonave operative, zëvendëskomandantët e zonave operative, eprorët tjerë të komandave të zonave, komandantët e togave, komandantët e njësive, policinë ushtarake, eprorët tjerë të UÇK-së dhe ushtarët e UÇK-së.Veç gjyshet dhe gjyshërit tanë nuk i paska përfshirë në aktakuzë si të akuzuar.

Përveç gjithë zinxhirit strukturor të UÇK-së, aty po akuzohet edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës (pjesa e UÇK-së) si tërësi me të gjithë strukturat e saj.Pra, është e qartë se nuk kemi të bëjmë me akuza e gjykime të individëve, por me akuzë e gjykim të organizatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz