BallinaLajmeThaçi i shqetësuar me fushatën propagandistike të Serbisë

Thaçi i shqetësuar me fushatën propagandistike të Serbisë

Të ngjajshme

Inter e konfirmon agjendën për festimet e Scudettos dhe Kupës

Interi ka konfirmuar se do të mbajë një festë...

Moti për të dielën

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me...

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se ndjehet i zhgënjyer dhe i shqetësuar me fushatën propagandistike në stilin e vjetër të Serbisë, e cila vazhdon të ndjell frikë dhe urrejtje ndëretnike tek komuniteti serb që jeton në pjesën veriore të Kosovës.

“Kjo propagandë e orkestruar nga Serbia synon frikësimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit dhe pengimin e procesit të integrimit të plotë të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Përgjatë gjithë historisë së deritashme, shteti i Serbisë e ka manipuluar dhe viktimizuar për qëllime të veta politike komunitetin serb që jeton në Kosovë. Pasojat e një qasje të tillë destruktive janë evidente edhe sot.”, ka thënë Thaçi.

Ai ka ftuar Serbinë që të heq dorë nga praktikat e tilla të cilat nuk i shërbejnë në asnjë formë procesit të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me këtë rast, dua ta siguroj komunitetin serb që jeton në Kosovë se asnjë e keqe kurrë nuk do t’iu ndodhë atyre nga ana e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat janë demokratike dhe mbrojnë jetën e të gjithë qytetarëve kudo që janë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet t’ia tërheqin vërejtjen Serbisë që të përmbahet nga skenari për të nxitur një konflikt të ri në Kosovë dhe rajon.

Kosova dhe i gjithë rajoni ynë kanë nevojë vetëm për rritje të bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit në BE dhe NATO, si kusht kryesor për paqen dhe sigurinë afatgjate”, tha presidenti Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz