back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeThaçi i përgjigjet Serwerit: Nuk ka marrëveshje të fshehtë, po mashtroheni nga...

Thaçi i përgjigjet Serwerit: Nuk ka marrëveshje të fshehtë, po mashtroheni nga lajmet e rreme

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka reaguar analistit amerikan, Daniel Serwer lidhur me deklaratën e tij se Thaçi dhe Vuçiq kanë marrëveshje të fshehtë për zgjidhjen e konfliktit Kosovë – Serbi.

Thaçi i ka thënë se është i zhgënjyer që Serwer ka rënë pre e lajmeve të rreme, shkruan lajmi.net.

Ai tha se nuk ka marrëveshje sekrete, por një e tillë mund të arrihet vetëm përmes transparencës dhe nën udhëheqjen së SHBA-ve.

Presidenti Thaçi i ka thënë Serwer se Kosova në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë ka nevojë për proces dhe jo për pengesa.

“I zhgënjyer me miqtë e mi dhe të Kosovës Daniel Serwer dhe Byrnes që janë mashtruar nga lajmet e rreme. Nuk ka asnjë marrëveshje sekrete apo çfarëdo në mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje mund të arrihet përmes një procesi transparent nën udhëheqjen e SHBA-ve dhe ju ftoj ta ndihmoni. Richard Grenell po bën një punë të shkëlqyeshme.

Uashingtoni ka vëmendje të plotë në dialogun Kosovë – Serbi. Thjesht, është barra e brezit tonë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të hapur rrugën e integrimit euro-atlantik dhe prosperitetit ekonomik. Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, jo pengesa, as kundërshtim. Ka të bëjë me fëmijët tanë.”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz