back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeThaçi bisedon me Hahnin në Davos për dialogun dhe për vizat

Thaçi bisedon me Hahnin në Davos për dialogun dhe për vizat

Të ngjajshme

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka takuar komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Presidenti Thaçi në një prononcim për RTK, ka thënë se me komisionerin Hahn ka biseduar për dialogun me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Sipas tij, me komisionerin Hahn ka biseduar për mundësinë e gjetjes së lehtësirave për liberalizimin e vizave.

“…Për të lehtësuar nxjerrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave për liberalizmin e vizave pasi që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tash i mbetet Bruskelit që të marrë vendime, sepse siç tha edhe komisioneri Hahn se tash vendimi është te disa shtete anëtare që janë duke e shqyrtuar vendimin për liberalizimin e vizave….”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai ka thënë se një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë për dialogun do të mund të ndodhë të javët e ardhshme.

Presidenti Thaçi ka thënë se përmes marrëveshjes me Serbinë, Kosova do të përfitonte njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Parashihet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare…..Kjo marrëveshje do të nënkuptonte transformimin e shtetit të Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.

Tutje presidenti i Kosovës ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Forum botëror është një mundësi e mirë për promovimin e vendit dhe për mundësinë e sjelljes së investitorëve të huaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz