back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeGjini për mësuesit: Mos i lini fëmijët jashtë bankave

Gjini për mësuesit: Mos i lini fëmijët jashtë bankave

Të ngjajshme

Protestuesit e opozitës nisin të gjuajnë flakadanët drejt objektit të kryeministrisë në Shqipëri

Pas fjalimit tëkryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit...

Çështja e Grenlandës, BE-ja mbështet Danimarkën

BE-ja tha sot se blloku prej 27-vendesh qëndron në...

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Adrian Gjini, ka reaguar ndaj grevës së SBASHK-ut, ku thotë që ajo të ndalohet dhe të fillojë mësimi. Ai ka kërkuar që të ndërpritet greva.

“Ju meritoni respekt dhe e gëzoni atë! Mos e lëshoni nga duart për hir të matrapazëve!Gjithmonë i juaji, unë që jam rritur nga një mësuese që ka punuar në kohët më të zorshme, edhe pa rrogë!”

- Advertisement -

Postimi i plotë i Gjinit:

Të dashur mësues,

Mësuesi i Kosovës nuk i ka lënë fëmijët jasht bankave të shkollës edhe në kushte të rrezikut fizik dhe pa u paguar fare.
Paga e mësuesve po rritet pothuajse 15% në më pak se dy vite. Një mandat qeverisës, me këtë ritëm, premton rritje deri në 30 %.
Nesër do të publikohen pagat e shërbyesve civil të komunës. Le ta shohin të gjithë sa janë e të mos spekulojnë.
Po iu flas si bashkqytetar i juaji e jo si kryetar komune!
Lutja ime për ju është kjo:
Mos i leni fëmijët tanë jasht bankave të tyre për shkak të disa njerëzve që kanë agjendë puro politike!
Mos lejoni që të humbasë respekti i prindërve, i fëmijëve dhe i gjithë popullit për shkak të një grushti njerëzish që nuk mendojnë fare për ju!
Mos lejoni që të arrijmë në pikën kur puna juaj fisnike të konsiderohet nga populli vetëm një vend pune pothuajse i pamerituar dhe vetëm për rrogë!
Askush nuk e meriton këtë gjendje për shkak të një grushti që janë të gatshëm ta tregtojnë të ardhmen në këmbim të të sotmes!
Më së paku e meritojnë fëmijët që po humbin ditë pune dhe po dëmtohen emocionalisht;
E menjëherë pas tyre, nuk e meritoni ju mësues të dashur!
Ju meritoni respekt dhe e gëzoni atë! Mos e lëshoni nga duart për hir të matrapazëve!
Gjithmonë i juaji, unë që jam rritur nga një mësuese që ka punuar në kohët më të zorshme, edhe pa rrogë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz