BallinaLajmeTetovari e pagëzon djalin UÇK

Tetovari e pagëzon djalin UÇK

Të ngjajshme

Kompletohen 48 kombëtaret pjesmarrëse dhe grupet e Kupës së Botës

Tashmë janë kompletuar 48 kombëtaret pjesmarrëse në Kupën e...

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka...

Muriqi i dëshpëruar pas ndeshjes: Më dhimbset ekipi dhe i gjithë shteti

Kapiteni Vedat Muriqi nuk ka arritur t’i gjejë fjalët...

Bosnja “çon” te shpija Italinë, kualifikohet pas 12 vitesh

Italia edhe këtë herë nuk kualifikohet në Botëror. Ata u...

Albert Rufati nga Tetova, i cili si 17-vjeçar ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një rrëfim për Gazetën Insajderi, tregoi arsyet se pse ka vendosur ta emërojë të birin Uçk.

“Në luftë të Kosovës kam qenë 17-vjeç, pastaj jam kthyer në Tetovë dhe kam qenë vullnetar për ndihmat këtu që i kemi ndarë për Kosovën”, tha ai.Pas luftës në Kosovë, Alberti u bë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.“Ndërsa në luftën e 2001-së kam qenë nga fillimi e deri në fund. Unë jam ndër 60 ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në luftë kam pasur shumë shokë, kemi qenë shumë të rinj, atëherë i kam pasur 19 vjet, 20 i kam bërë në luftë, dhe ajo na frymëzoi në rrugën e patriotizmit apo atdhedashurisë, kjo ka qenë njëra ndër arsyet apo thënë me mirë arsyeja kryesore pse unë ia kam vënë emrin djalit Uçk”, është shprehur Rufati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz