back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeMuja: LDK më shumë e interesuar për koalicion me AAK-në dhe NISMA-n...

Muja: LDK më shumë e interesuar për koalicion me AAK-në dhe NISMA-n se Vetevendosjen

Të ngjajshme

Behrami: Kërkesa për 180 vjet burgim është barazim me gjenocidin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka...

Kërkesa e Prokurorisë në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi nga Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas krëkesës...

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj...

Ai Weiwei: Kthimi në shtëpi, censura dhe epoka e mbikëqyrjes

“U tremba kur u ktheva në Kinë? Jo.” Kështu...

Analisti Armend Muja ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më shumë e interesuar për koalicion sesa LDK-ja.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kushtetuta e tregon qartë se Presidenti e cakton mandatarin vetëm pasi partia fituese ta dërgojë emrin e mandatarit.

“Afatet ligjore fillojnë vetëm pasi Presidenti të dekretojë partinë fituese”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se Kosova tani është një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve ndërsa thotë se në kohën e PAN është pritur tre muaj që të rrjedhin afatet për formimin e qeverisë.

Muja thotë se për LDK-në nuk ka qenë asnjëherë Vetëvendosje e preferuar për koalicion, por sipas tij edhe Haziri edhe Veliu kanë thënë se janë të hapur edhe për AAK-në dhe NISMA-n.

“Vetëvendosje ka qenë shumë më e interesuar për koalicion por LDK-ja dyshoj se ka qenë e interesuar për koalicion. Vjosa Osmani ka qenë [për koalicion] por në momentin kur ka humbur zgjedhjet, ajo ka humbur autoritetin moral për të zgjedhur partinë për koalicion”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz