Tetë asistentë të fakulteteve i bashkohen PDK’së
03

Lexo edheE rëndë/ Vdes edhe personi i dytë nga konflikti i sotëm në Prishtinë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nëpërmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tetë asistentë të fakulteteve të ndryshme i janë bashkuar subjektit politik që ai drejton.
Ky është postimi i plotë i tij:
Tetë asistentë të fakulteteve të ndryshme, aktualisht kandidatë të doktoraturës, u bënë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi besim dhe shpresë për çdo të ri, sepse gjithmonë u japim hapësirë të rinjve.
Besimi në Partinë Demokratike të Kosovës është gjithëpopullor dhe i tillë është edhe angazhimi ynë për një Kosovë të drejtë dhe të dinjitetshme, pa korrupsion dhe nepotizëm, të zhvilluar dhe me mundësi të reja për rininë tonë.

Lexo edheE rëndë/ Vdes edhe personi i dytë nga konflikti i sotëm në Prishtinë
Donjeta Morina, Besfort Ahmeti, Edona Draga, Shkëlqesa Smajli, Fisnik Morina, Zijad Šabotić, Elvis Elezaj dhe Valdrin Misiri, mirë se erdhët në Partinë Demokratike të Kosovës.