Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve
dp

Lexo edheLama: Vendimi i GJND-së legjitimoi pavarësinë e Kosovës, por Rusia dhe Kina frenojnë njohjet e reja

Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Time Kadrijaj ka komentuar iniciativën e partisë së saj për të testuar deputetët për përdorim të drogës.
Ajo tha se është testuar edhe vet dhe se rezultatet janë negative.
“Mendoj që nuk është i dinjitetshëm dikush që konsumon drogë me qenë në nivele të larta vendimmarrëse. Po i sfidoj bëjeni, sikur që e bëra unë… Ne e dimë sipas statistikave që është në rritje ky fenomen në Kosovë, sidomos te fëmijët”, tha ajo në Klan Kosova.

Lexo edheLama: Vendimi i GJND-së legjitimoi pavarësinë e Kosovës, por Rusia dhe Kina frenojnë njohjet e reja
Tutje, Kadrijaj tha se mendon që në politikë ka njerëz që përdorin drogë.
“Mendoj që po, mendoj që ka njerëz që e përdorin drogën, shihen prej sjelljeve prej gjesteve”, tha ajo.