Terror në Kukës, mbi 30 të arrestuar (Video/Foto)
03

Lexo edheKandidati për president në Mal të Zi: Do ta anuloj njohjen e pavarësisë së Kosovës

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me aksion policor gjatë natës në Kukës. Burime policore thanë se janë mbi 30 persona të shoqëruar në Policia në Kukës.
Po bëhen verifikime për të zbuluar protestuesit e dhunshëm, shtuan të njëjtat burime.
Këto shoqërime u paralajmëruan një ditë më parë menjëherë pasi kishte përfunduar protesta, e cila degradoi në përplasje me policinë dhe prishje të objekteve që ishin ngritur për aplikimin e tarifës së rrugës.
Lexo edheKandidati për president në Mal të Zi: Do ta anuloj njohjen e pavarësisë së Kosovës
Mëngjesin e sotëm disa banorë u mblodhën para komisariatit të Kukësit dhe treguan se nuk dinin asgjë për njerëzit e tyre që i kishin marrë natën.

