Terras “shuplakë” Serbisë: Nëse dëshironi çfarëdo raporti me BE-në, s’duhet të ketë vend për Paunovicin në Qeveri
dp

Lexo edheGara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Ai ka thënë se nëse Serbia dëshiron të mirëmbajë çfarëdo raporti konstruktiv me BE-në, Paunovic s’duhet të jetë pjesë e ekzekutivit në Beograd.
Terras ka thënë e një mënyrë e tillë e të menduarit shkatërron dialogun me BE-në, sepse është plotësisht kundër vlerave evropiane.
“Kjo lloj deklarate nga një ministre në detyrë është e papranueshme. Ky lloj mendimi shkatërron gjithashtu dialogun me BE-në sepse bie në kundërshtim të plotë me vlerat e BE-së. Sipas mendimit tim, një politikane si S. Paunović nuk duhet të ketë vend në qeverinë serbe, në rast se Serbia dëshiron të mbajë ndonjë marrëdhënie konstruktive me BE-në.”, ka thënë Terras për Express.

Lexo edheGara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
Ministrja serbe, Snezana Paunovic, në një intervistë ka deklaraur se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte nisur “spastrimin etnik në vitin 1998”. Kjo deklaratë skandaloze e saj ka nxitur reagime të shumta. Derisa vetë Paunovic ka pretenduar se i është nxjerrë nga konteksti.