Terras dënon deklaratën e ministres serbe: Shkatërron besimin në dialog
dp

Lexo edheDy policë arrestohen në flagrancë në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Duke e quajtur të turpshme, Terras ka cituar deklaratën e ministres serbe:
“Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”
“Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terra, në platformën X.

Lexo edheDy policë arrestohen në flagrancë në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Kujtojmë se deklarata e Snezhana Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami. Ai ka thënë se deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.