BallinaLajmeTërmkolli: Secila parti i ka 1.500 euro për sondazh

Tërmkolli: Secila parti i ka 1.500 euro për sondazh

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Sondazhi i publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas të cilit kjo parti del e para në vend me 26 për qind, po vlerësohet si manipulim dhe maltretim për qytetarët. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

“Me thënë të drejtën unë nuk kisha fol për sondazhe hiç, sepse manipulimet në këtë vend thjeshtë nuk kanë fund. Përpjekja e vazhdueshme vetëm me manipulu pa pardon, pa i zgjedhur mjetet është e rëndë, është maltretim për qytetarët. Po të ishte ndonjë sondazh më i pavarur, sepse në Kosovë nuk ka, edhe mund të bisedohej, por këto që dalin nga partitë që nuk e kanë fshehur që i kanë bë vet, e kanë bë vet dhe veten e paraqesin të parët”, ka thënë ajo.

Tërmkolli është shprehur se është më mirë t`iu rikthehet zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës. Derisa, ajo ka shtuar se secila parti mund t`ia bëj qefin vetes duke publikuar sondazhe si ai i Vetëvendosjes.

“Secila parti mund të dalë me sondazhe dhe t`ia bëj vetit qefin duke thënë “ne jemi të parët”, sepse  nga 1 mijë e 500 euro si Vetëvendosje, i ka secila parti. Por është mirë me iu kthy problemeve të cilat i kemi dhe me u gjet zgjidhje, e mos me u hutu pas sondazheve. Duhet të punohet, sepse askush nuk po punon”, ka thënë tutje Tërmkolli.

Lidhur me sondazhin e LVV kanë reaguar edhe anëtarë të partive tjera politike si PDK, Nisma e AAK, për të cilët rezultatet e këtij sondazhi nuk janë reale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz