back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaShqiptareTërmeti shkatërrues, kjo është shuma që dhuron sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Tërmeti shkatërrues, kjo është shuma që dhuron sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Të ngjajshme

Hamza viziton bizneset në Gjakovë, premton mbështetje për sektorin privat dhe lehtësira fiskale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë për dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases së huaj

Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se...

Zhegrova reagon pas fitores ndaj Romës: Koha do ta tregojë

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores...

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi “marrëveshjen e paqes”

Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir...
- Advertisement -

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” vijon misionin, në ekranin e News24, për mbledhjen e sa më shumë fondeve, që do të shkojnë në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, mbi 1 mijë të plagosur e qindra ndërtesa të shkatërruara.

Shqiptarët në mbarë botën janë solidarizuar me shqiptarët, që po kalojnë momentet më të tmerrshme të dekadave të fundit.

Në studio kanë qenë të pranishëm Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.

Telefonata dhe mesazhe të shumta kanë mbërritur në studio, ku shqiptarë të diasporës, kryesisht nga Zvicra, kanë ofruar mbështetje me shuma të ndryshme. Mes mesazheve ishte dhe një befasuese, që la pa fjalë drejtuesit e emisionit, por edhe shqiptarët.

Bëhet fjalë për futbollistin e njohur shqiptar, Eros Grezda, i cili i dërgoi një mesazh Elvis Naçit, ku i thoshte se dhuron 12 mijë euro për shqiptarët.

Grezda është futbollisti i talentuar shqiptar, që luan si sulmues për klubin skocez Rangers, si dhe kombëtaren shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz