Tërmeti me magnitudë 7.3 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’, banorët në panik
dp

Lexo edheArrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen se përvetësuan një pronë me dokumente të falsifikuara – shkaktuan dëm 1.55 milionë euro

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ndodhej rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas, ndërsa thellësia fokale u vlerësua rreth 10 kilometra.
Pas tërmetit, Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) lëshoi një paralajmërim, duke bërë të ditur se valë cunami mund të godasin zonat bregdetare deri në 300 kilometra nga epiqendra.
Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në Guatemalën fqinje dhe në El Salvador. Në kryeqytetin e Guatemalës, ndërtesat u lëkundën fort, duke bërë që banorët të dilnin me nxitim në rrugë. Mediat lokale publikuan pamje nga evakuimi i një ndërtese qeveritare.

Lexo edheArrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen se përvetësuan një pronë me dokumente të falsifikuara – shkaktuan dëm 1.55 milionë euro
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video që tregojnë ndërtesa duke u lëkundur fuqishëm gjatë tërmetit, ndërsa disa prej tyre duken sikur “kërcejnë” nga intensiteti i lëkundjeve.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet e emergjencës.