Tërmet në Itali, dëmtohen ndërtesa e shkaktohen ndërprerje të rrymës
dp

Lexo edheTërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmeti i regjistruar në orën 19:46 e pati epiqendrën në zonën Campi Flegrei, në perëndim të Napolit, me thellësi prej rreth tri kilometrash nën sipërfaqen e tokës, tha Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Shërbimi i zjarrfikësve tha se pati raportime për dëme të vogla ndaj ndërtesave në Napoli dhe përreth tij, por shtoi se ekipet e tyre nuk kishin pranuar ndonjë kërkesë të menjëhershme për t’i ndihmuar apo shpëtuar banorët.
Zyrtarët lokalë thanë se shërbimet lokale të hekurudhave dhe metrosë u pezulluan si masë kujdesi.

Lexo edheTërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa
Mediat italiane thanë se ky ishte njëri nga tërmetet më të forta që është regjistruar ndonjëherë në atë zonë. Njerëzit nxituan për të dalë nga ndërtesat në rrugë në kohën e dridhjes.