Tërmet i fuqishëm në Stamboll
BILLI

Lexo edheLAJM I FUNDIT/ Goditet Kreta, regjistrohet tërmet me magnitudë 5.6

Një tërmet me magnitudë prej 4,6 ballësh sipas shkallës Rihter me epiqendër në Detin Marmara ka goditur Stambollin dhe provincat përreth, transmeton AA.
Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi në një deklaratë se tërmeti ka ndodhur në orën 11 sipas kohës lokale.
Sipas AFAD, epiqendra e tërmetit është përcaktuar rreth 20 kilometra larg nga vendbanimi Muratköy në ujërat pranë rrethit Silivri në pjesën evropiane të Stambollit, në thellësi prej 5,36 kilometrash.

Lexo edheLAJM I FUNDIT/ Goditet Kreta, regjistrohet tërmet me magnitudë 5.6
Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë deklaroi në Twitter se ekipet e saj janë duke ndjekur nga afër zhvillimet pas tërmetit.