Tërmet 5.1 ballë në Peru, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
dp

Lexo edheAnulohet tubimi në mbështetje të Abdixhikut para selisë së LDK-së, organizatorët tregojnë arsyen

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë lënduar pasi një tërmet me magnitudë 5.1 goditi Perunë qendrore, shkruan Euronews.
Tërmeti goditi të shtunën në mbrëmje, me epiqendër pranë qytetit Chupaca në rajonin andin të Junin-it, në një thellësi prej 24 kilometrash.
Shtatëmbëdhjetë minuta më vonë, një pasgoditje me magnitudë 3.7 goditi të njëjtën zonë. Autoritetet thonë se intensiteti i saj ishte shumë më i ulët se ai i tërmetit kryesor, i cili u ndje në mënyrë të moderuar në Chupaca.

Lexo edheAnulohet tubimi në mbështetje të Abdixhikut para selisë së LDK-së, organizatorët tregojnë arsyen
Zyrtarët po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet.