BallinaLajmeTentuan të korruptonin policët në Durrës, procedohen penalisht serbi dhe shqiptari

Tentuan të korruptonin policët në Durrës, procedohen penalisht serbi dhe shqiptari

Të ngjajshme

Shkon në 13 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.

Goditen 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, shkruan vizionplus.tv.

Procedohen penalisht 2 drejtuesit e mjeteve, të cilët ofruan para, për të shmangur masën administrative.

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë së Durrësit, në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”, i bënë shenjë ndalimi, kamionit me drejtues shtetasin D. R., pasi e konstatuan duke përdorur celularin.

Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i kamionit iu ka ofruar atyre, 25 euro, me qëllim shmangien e procedurave ligjore për shkeljen e kryer.

Gjithashtu, në Spitallë, shërbimet e Policisë ndaluan kamionin me drejtues shtetasin K. T., pasi e konstatuan duke përdorur celularin. Për të shmangur procedurat ligjore, ai ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2000 lekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit D. R., 39 vjeç, banues në Serbi dhe K. T., 60 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz