AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane
dp

Lexo edheRama publikon pamje të bagerëve duke rrënuar shtëpi pa leje në Hajvali

Sipas njoftimit, fokusi i takimit ishte forcimi i partneritetit strategjik dhe harmonizimi i qëllimeve të përbashkëta në funksion të avancimit të interesave kombëtare afatgjata. Përfaqësuesit e AARC theksuan se misioni kryesor i organizatës mbetet zgjerimi i marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë bisedës, AARC prezantoi nismat aktuale dhe planet e ardhshme, duke veçuar përpjekjet për të mbështetur rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Në takim u vlerësua si thelbësor koordinimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës në SHBA, me synim rritjen e rolit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Lexo edheRama publikon pamje të bagerëve duke rrënuar shtëpi pa leje në Hajvali
AARC falënderoi ministrin Konjufca për angazhimin dhe kontributin e tij në avancimin e interesave strategjike të Kosova.