back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet në kufi shtetasi...

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë

Të ngjajshme

Ruben Amorim zbulon arsyen pse e përjashtoi Garnachon nga ekipi i Man United

Alejandro Garnacho është përjashtuar nga planet e ekipit të...

Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike

Prishtina mbrëmë përjetoi një natë magjike, teksa Shawn Mendes...

Man United – Lopez, eksperti i transferimeve zbulon çka po ndodh!

Pavarësisht raportimeve të fundit që lidhnin Fermin Lopez me...

Të shtunën është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë zyrtarët kufitarë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull ka ofruar një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe një kartëmonedhë prej 10 eurosh një doganieri, gjatë legjitimimit të dokumenteve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij po zhvillohen hetime për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit