Tentoi të hidhet nga kati i gjashtë, u parandalua nga familja dhe policia e Kosovës
03

Lexo edheZbulohet klinika që merrej me transplantim të organeve në Prishtinë: Arrestohen 4 persona

Një i ri ka tentuar ta privojë veten nga jeta mëngjesin e sotëm në “Lagjen e Muhaxherëve”, në Prishtinë. Dyshohet se ai tentoi të kërcente nga kati i gjashtë i një ndërtese banesore, më pas ky veprim u parandalua nga familja dhe policia.
Këtë lajm për Gazetën Express e ka bërë të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai shtoi se policia ka intervenuar menjëherë që fëmija të shpëtohet. Me rastin po merren të gjitha organet e hetuesisë.
Lexo edheZbulohet klinika që merrej me transplantim të organeve në Prishtinë: Arrestohen 4 persona
Ndërsa motivi që e shtyu të riun drejt këtij veprimi vazhdon të mbetet i paqartë.
Ndryshe, javën e kaluar vendi ynë është shokuar nga një ngjarje që ndodhi në Sojevë të Ferizajt. A.K., 13 vjeç, e ka privuar nga jeta veten me litar. Ai u gjet nga familjarët i varur në ahurin e shtëpisë.