HomeLajmeTenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për...

Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit

Të ngjajshme

Gati për dasmë, zbulohen të ftuarit e Taylor Swift

Këngëtari Sombr është raportuar si një nga të ftuarit...

Hyri në rrugë njëkahëshe, veturat përplasen ballë për ballë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Urimi i Keith për Nicole Kidman habit fansat

Nicole Kidman dhe Keith Urban duket se vazhdojnë të...

Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat

Propozim-ndryshimi i Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba në...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka dhënë kontrata për furnizimin dhe montimin e elektromotorëve, pompave centrifugale dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për objektet e trajtimit dhe shpërndarjes së ujit, në kuadër të një tenderi me vlerë prej mbi 300 mijë eurosh.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura e prokurimit ka përfshirë disa lote, ndërsa kontratat janë ndarë për kompani nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Loti për furnizim me pompa zhytëse horizontale dhe vertikale iu dha kompanisë “EJONA” SH.P.K. nga Peja në vlerë prej 34,388 euro, ndërsa një tjetër lot për pompa horizontale dhe vertikale për ujë të pijes po ashtu i është besuar të njëjtës kompani për 64,134 euro.

Ndërkohë, kompania “BAK-ING” SH.P.K. nga Prishtina ka fituar kontratën për furnizimin dhe montimin e invertorit për elektromotorin 800 kW në Stacionin e Pompimit Batllavë, me vlerë prej 91,932 euro.

Po ashtu, “MZT Pumpi AD” nga Shkupi është shpallur fituese për servisimin e pompës BVP8-3 në Stacionin e Pompimit Bivolak, në vlerë prej 34,574 euro, ndërsa kompania shqiptare “NOVAMAT” SH.P.K. ka fituar dy lote me vlerë totale prej mbi 50 mijë eurosh.

Sipas dokumentit zyrtar, për Lotin 1 ende nuk është bërë shpërblimi i kontratës pasi në proces ndodhet një kërkesë për rishqyrtim, respektivisht ankesë lidhur me procedurën./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz