Temperaturat përveluese po vijnë në Kosovë, ja parashikimi për pesë ditët e ardhshme
BILLI
Lexo edheE paparë: Serbi i gjunjëzohet ministrit që ta heq taksën 100%, shikone veprimin e Shalës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me temperatura të larta.
Sipas IHMK-së temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celcius.
Njoftimi i IHMK-së:
Lexo edheE paparë: Serbi i gjunjëzohet ministrit që ta heq taksën 100%, shikone veprimin e Shalës
Java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë. Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.