BallinaShqiptareTelevizioni shqiptar nuk e njeh Republikën e Kosovës!?

Televizioni shqiptar nuk e njeh Republikën e Kosovës!?

Të ngjajshme

Kurti në veri, pritet hapja e filialit të Administratës Tatimore të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar sot...

Kurti arrin në veri (Pamje)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri...

Rikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

Këtë mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në...

Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar...

Kosova është e pavarur që nga viti 2008, po për dikë si duket jo, të paktën ashtu shihet.

Një rast që ka ndodhur në njërin prej televizioneve shqiptare, lë shumë për t’u dëshiruar, shkruan GazetaBlic.

Prezantuesja e motit, gjatë dhënies së njoftimeve për motin, nuk e përmend fare Kosovën, e kjo si duket e ka indinjuar këshilltarin e kryeministrit Haradinaj dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Halil Matoshi, i cili ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për t’a shprehur indinjatën e tij lidhur me këtë gjest të mediumit në fjalë:

Më poshtë postimi i plotë i Matoshit:

Shtetet dhe kombet i kanë disa çaste vendimtare në historinë e tyre dhe Republika e Kosovës aktualisht është në një moment të tille, të jeshë a të mos jeshë.
E përballur me një retorikë kercënuese nga Serbia dhe nën presionin permanent të shtrirjës së ndikimit rus në rajon, Kosova me tërë potencialin shtetëror, po e mbronë të drejtën e saj, kufijtë dhe emrin kushtetues në gjeopolitikën e globit.
Mirëpo, fatkeqësisht në televizionin shqiptar ABC, gjatë parashikimit të motit, Kosovë nuk kishte askund në hartën europiane!?
Harta gjeopolitike e Europës ka ndryshuar zonja e zotrinjë nga ABC më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra!? Joprofesionale dhe e turpshme!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz