BallinaShqiptareTelevizioni amerikan prezanton ushqimin shqiptar që ofron restoranti ‘Çka Ka Qellu’

Televizioni amerikan prezanton ushqimin shqiptar që ofron restoranti ‘Çka Ka Qellu’

Të ngjajshme

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

‘Çka Ka Qellu’ është më shumë se një restorant. Aty konsumatorët mund të shohin historinë, një muze i vërtetë artefaktesh. Kështu nis prezantimi i restorantit shqiptar nga ABC7, një lokal ky i ndodhur në 2321 Hughes Ave në Belmont të Bronx. Me pronar Ramiz Kukaj, aty mund të mësoni shumë rreth kuzhinës shqiptare.

‘Shqiptarët që erdhën 20 apo 30 vjet më parë këtu,  për çfarëdo arsye, menduan se nuk ja vlente hapja e një restoranti shqiptar”, thotë Kukaj.

Por vetë ai mendoi ndryshe. Kukaj hapi restorantin ‘Çka ka qëllu’ aty ku ju mund të gjeni bukë dhe sallatë shqiptare.

“Lumturohem kur shoh shqiptarët që vijnë këtu”, thekson ai.

Pjata më e famshme që ofrohet është Skënderbeu, emëruar sipas heroit të madh shqiptar. Shefi i kuzhinës Afrim Kalgini kujdeset për përgatitjen.

‘Skënderbeu’ përbëhet nga copëza të mishit të viçit, djathë shqiptar, miell, thërrime buke, vezë, qumësht, krip dhe piper.

Përgatitjen mund ta shihni në videon e mëposhtme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz