Të shtënat në Fushë Kosovë, një person i lënduar nga armë zjarri
dp

Lexo edheKFOR dhe EULEX zhvillojnë trajnim të përbashkët për menaxhimin e turmave dhe situatave të krizës

Në një prononcim për Lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Sipas saj, nga incidenti ka mbetur i lënduar një person.
“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku raportohet për një person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, tha ajo./lajmi.net/

Lexo edheKFOR dhe EULEX zhvillojnë trajnim të përbashkët për menaxhimin e turmave dhe situatave të krizës