Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se katër persona janë ndaluar për të shtënat me armë zjarri në Doganaj.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rnda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, katër (4) persona të dyshuar me inicialet: A.S., L.V., Sh.L., dhe L.K., për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Pjesëmarrja në rrahje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
Prokuroria ka thënë se dy persona janë lënduar me armë zjarri.
“Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur më 21.07.2025, rreth orës 00:52, në fshatin Doganaj të komunës së Ferizajt, ku është raportuar një rast i gjuajtjes me armë zjarri dhe si pasojë dyshohet se dy persona janë lënduar me armë zjarri.”
“Dy personat e lënduar pas dhënies së ndihmës së parë nga Emergjenca e Ferizajt janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura të dyshuara, dy armë, gjashtëmbëdhjetë (16) gëzhoja dhe një (1) predhë që dyshohet të jenë shkrepur nga armët e përdoruara në këtë rast. Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të këtij rasti.”