HomeLajmeTë shtëna me armë zjarri në Vushtrri, Policia nis hetimet

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, Policia nis hetimet

Të ngjajshme

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të...

Selvija përkushtohet në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë artistike të Shpatit

Selvije Jao, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka...

Interesante! Trajneri i Japonisë komunikonte me kode me futbollistët e tij

Diçka që s’është parë asnjëherë në një ndeshje zyrtare....

Vazhdon numërimi i votave të diasporës

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon...

Një incident me armë zjarri është raportuar pasditen e së dielës në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku Policia e Kosovës ka iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2026, rreth orës 18:00. Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat kanë nisur ekzaminimet dhe mbledhjen e provave.

Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas të shtënave është vërejtur një person i dyshuar duke u larguar nga zona në drejtim të panjohur.

Gjatë hetimeve në terren janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të një pistolete, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën hetimore.

Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për identifikimin e personit të dyshuar dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz