Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Lipjan, një person përfundon i plagosur
dp

Lexo edheLVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 22:00.
“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur”, deklaroi Ahmeti.
Sipas saj, i plagosuri, një mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Lexo edheLVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës
“Personi i plagosur (mashkull) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje”, tha Ahmeti.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje shtesë për gjendjen e të lënduarit apo nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në këtë rast./lajmi.net/