HomeLajmeTë shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen dy persona – Policia konfiskon...

Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen dy persona – Policia konfiskon kallashnikov dhe pistoletë

Të ngjajshme

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se, përveç arrestimit të të dyshuarve, janë sekuestruar edhe armët e përdorura në raste.

Postimi:

Arrestohen dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë, 06 qershor 2026 – Njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Veriu dhe Njësia për Reagim të Shpejt e Kryeqytetit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku, si rezultat i veprimeve të shpejta operative, kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar dhe të sekuestrojnë armët e përdorura në rast.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz