Të shtëna me armë ndaj ekipit të KRU “Mitrovica” në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, i dyshuari në arrati
dp

Lexo edheDetajet e reja nga tragjedia në Shkodër, trupat u gjetën nën rrënojat e shtëpisë së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Sipas informacioneve që Mitropol ka siguruar nga burime të sigurta, tre punonjës të KRU “Mitrovica” kishin shkuar në Pantinë për të kryer shkyçjen e një konsumatori që dyshohet se ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin e furnizimit me ujë.
Pas përfundimit të këtij aksioni, ekipi kishte vazhduar kontrollin edhe në një shtëpi tjetër në zonë. Mirëpo, gjatë kthimit, rruga e tyre dyshohet se është bllokuar me veturë nga personi që ishte shkyçur nga rrjeti.
Burimet e Mitropol bëjnë të ditur se i dyshuari ka dalë me veturë, ua ka bllokuar rrugën punëtorëve dhe më pas ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Fatmirësisht, asnjëri nga tre punonjësit nuk ka pësuar lëndime.

Lexo edheDetajet e reja nga tragjedia në Shkodër, trupat u gjetën nën rrënojat e shtëpisë së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania
Të njëjtat burime kanë konfirmuar për Mitropol se punëtorët ndodhen aktualisht në stacion policor duke dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Ndërkohë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mbetet në arrati.
Sipas informacioneve Policia gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka gjetur gëzhoja që lidhen me përdorimin e armës së zjarrit. Më pas është kryer edhe bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar, por aty nuk është gjetur ndonjë armë. Dyshohet se ai e ka marrë armën me vete gjatë arratisjes. /Mitropol
