BallinaLajmeTë riut nga Fushë Kosova i humbi vetura, e gjeti përmes Facebook-ut

Të riut nga Fushë Kosova i humbi vetura, e gjeti përmes Facebook-ut

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Mëngjesin e së dielës, në një parking në Fushë Kosovë kishte humbur një makinë e tipit Opel Vetra. Këtë e kishte bërë të ditur një mik i pronarit të makinës, nëpërmjet grupit Merakli t’kerreve, në Facebook. Anëtarët e këtij grupi, kanë arritur ta gjejnë makinën e humbur, në kohë rekord.

Gazeta Express ka kontaktuar me pronarin e makinës, D.M, i cili ka thënë se makinën e kishte në  parking, dhe kur ishte zgjuar nuk e kishte gjetur.

“Rreth orës 8 jam zgju, kam shku në parking e kam pa që nuk e kam makinën, nuk e di a e kanë vjedhë natën e kur, vec makinën nuk e kam pasë. Dikush ka postu fotografi t’maikinës timë në grupin Merakli t’kerreve dhe kanë thënë që e kanë gjetë, mas dy a tri orësh prej kur një mik e ka postu në Facebook”, ka thënë ai për Express.

Raste të vjedhjes së veturave raportohen shumë shpesh në media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz