back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeTë rinjtë kosovarë nuk punojnë aty ku u shkelen të drejtat

Të rinjtë kosovarë nuk punojnë aty ku u shkelen të drejtat

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Të rinjtë në Kosovë thonë se pa përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagave në sektorin privat me theks në atë të ndërtimtarisë, bujqësisë dhe tregtisë nuk do të punonin për asnjë kompani.

Disa nga këta të rinj për Radio Europa e Lirë, thonë se kushtet që po ofrojnë punëdhënësit në sektorin privat nuk janë të pranueshme për ta.

Kompanitë ndërtimore, tregtare dhe prodhuese ankohen se nuk po gjejnë punëtorë. Papunësia në vend llogaritet se arrin normën deri 30 për qind.

Studenti, Osan Dula, thotë se kushtet për punë nuk janë të volitshme.

”Pikë së pari nuk janë kushtet e volitshme për punë, e dyta orari nuk është i saktë. Kur e bënë orarin për punë, punëdhënësi të thotë se orarin e ke tetë orë, e pastaj orari të zgjatet, nuk ke pushime brenda vitit. Pastaj, rrogat nuk janë shumë të mëdha për standardin jetësor të Kosovës, çmimet janë të shtrenjta dhe mendoj se këto janë disa nga aspektet që njerëzit përtojnë të hyjnë në punë private”, thotë studenti Dula.

Rilind Zogu, tregon se ka shumë pak siguri në vendet e punës.

“Pse mos me punu, nuk kisha qëndru aspak. Veç shkaku i sigurisë është pak keq, se po shohim se po ndodhin shumë raste të vdekjeve, kështu që pak më shumë siguri”, thotë Zogu.

”Do të kisha punuar po të kishin qenë rrogat më të mëdha. Nuk janë kushtet adekuate për të punuar, fakulteti për të kryer punë, kështu që nuk kisha punuar me këto kushte”, shprehet studentja Halili.

Të Fundit

Sport

ShowBiz