back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeHoxhaj për herë të parë tregon përplasjet brenda PDK-së

Hoxhaj për herë të parë tregon përplasjet brenda PDK-së

Të ngjajshme

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi doli të jetë problemi më i madh i qeverisjes së kaluar PDK-LDK, i cili u bë shkak i prishjes së koalicionit. Kjo solli modelin e paparë deri asokohe në Kuvendin e Kosovës – hedhjen e gazit lotsjellës. Zhvillimet e tilla u bënë temë qendrore edhe në mediet ndërkombëtare.

Ndonëse ishte partneri i koalicionit PDK që e prishi koalicionin, megjithatë, brenda kësaj partie u zhvilluan drama të mëdha.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tregon për herë të parë për FaktePlus, përplasjet brenda partisë për Marrëveshjen e Demarkacionit.

Hoxhaj tregon me emër “besnikët” e partisë për këtë marrëveshje. Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti dhe Fatmir Xhelili ishin tre emrat e partisë që po e mbronin versionin e Demarkacionit të cilin e kishte nënshkruar ish-shefi i tyre, Hashim Thaçi.

“Shembull, para dy viteve kemi pasur dallime për demarkacionin. Vetëm Xhavit Haliti, Fatmir Xhelili dhe unë kemi mbetur, pasi ka shkuar Thaçi, duke mbrojtur versionin e demarkacionit që në fund e votuan të gjithë. Kur mblidheshim në PDK vetëm ne tre kemi qenë të izoluar në proces dhe në fund e kanë votuar krejt”, ka thënë Hoxhaj.

Ndër tjera, Hoxhaj tregon edhe mosmarrëveshjet me deputetët e PDK-së që vinin nga zona e Dukagjinit. Tek ata ishte krijuar përshtypja se askujt s’po u dhimbsen majat e Çakorrit dhe Zhlepit.

“Një pjesë e kryesisë ka pasur mendim tjetër, ndërsa një pjesë e deputetëve që vinin nga Dukagjini mendonin se neve na dhimbet me pak maja e Çakorrit dhe Zhlebit, se unë jam nga Prizreni dhe mund të kem lidhshmëri më shumë për një bjeshkë kah Shqipëria sesa në raport me Malin e Zi”, ka theksuar ai.

Hoxhaj ka thënë se të tilla dallime ka edhe aktualisht brenda PDK-së, por ka mohuar se ka përçarje të brendshme, duke thënë se kanë nisur një proces të brendshëm zgjedhor që synon reforma dhe riorganizim të partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz