back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeTë rinjtë e PDK-së me aksion simbolik për heqjen e vizave (Foto)

Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik për heqjen e vizave (Foto)

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Rinia Demokratike e Kosovës, me një aksion simbolik, ka kërkuar që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejtë.

- Advertisement -

Në ditën kur Komisioni Europian jep rekomandimin rreth liberalizmit të vizave për Kosovën, qindra të rinj të PDK-së kanë thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë të barabartë me të gjithë popujt e Europës.

Aksioni simbolik u zhvillua te NEWBORN, ku shkronjës E, që simbolizonte në këtë rast Europën, iu hoq zingjiri, me të cilin ishte rrethuar, nga të rinjtë e PDK-së për të kërkuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe largimin e padrejtë të izolimit që ekziston ndaj tyre.

“Të rinjtë kanë nevojë të lëvizin lirshëm dhe kanë të drejtë të jenë të barabartë me të tjerët. Ne nuk e meritojmë të kemi pengesa për të studiuar jashtë, për të shkëmbyer përvoja me të rinjtë tjerë në Europë, për t’u dhënë mundësi ndërmarrësve, për t’i parë nga afër kulturat, ose thjesht për ta shikuar një ndeshje futbolli a një koncert”, deklaroi Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

“Liria e lëvizjes nuk është politikë, por është e drejtë qytetare dhe besojmë se BE do ta ofrojë këtë shumë shpejt edhe për ne”, shtoi më tutje ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz