back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeTë premten seanca e Kuvendit, zgjedhja e presidentit nuk është në rend...

Të premten seanca e Kuvendit, zgjedhja e presidentit nuk është në rend dite

Të ngjajshme

Të premtën e kësaj jave do të mbahet seancë parlamentare. Zgjedhja e presidentit nuk do të jetë në rendin e ditës.

Në këtë seancë do të betohen deputetët e rinj të Kuvendit.

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit është vendosur që Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë shtatë komisione parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës dy, Lidhja Demokratike e Kosovës dy, Lista Serbe një dhe Grupi 6+ një.

VV-ja udhëheq në komisionet: Buxhet, punë dhe Transfere, Legjislacion dhe mandate, Punë të jashtme, Arsim, Bujqësi dhe Zhvillim, Shëndetësi, Qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe media.

PDK: Ekonomi dhe ndërmarrësi, Mbikëqyrje e Agjencisë për Inteligjencë,

LDK: Integrime Evropiane dhe Mbikëqyrje të financave publike

Lista Serbe: Të drejta të komuniteteve

6+: Barazi gjinore, të drejta të njeriut dhe të pagjetur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz