Të paktën 5 të vdekur në një sulm vetëvrasës në Afganistan
03

Lexo edheGjendet trupi pa kokë i gazetares suedeze

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin Lashkargah në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Omer Zuvak, zëdhënës i zyrës së guvernatorit të Helmand, tha se objektivi i sulmuesit ishte një autokolonë ushtarake që kalonte nëpër qendër të qytetit. Zuvak tha se në këtë sulm 25 persona janë plagosur.
Nga ana tjetër, nga spitali në Lashkargan thuhet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 42 persona të plagosur.

Lexo edheGjendet trupi pa kokë i gazetares suedeze
Në sulm janë dëmtuar tre makina ushtarake, kurse përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët.