BallinaLajme"Të lumtë" Komuna e Skenderajt dënon 8 furra buke në Skenderaj, asnjëra...

“Të lumtë” Komuna e Skenderajt dënon 8 furra buke në Skenderaj, asnjëra nuk kishte deklaruar peshën e bukës ( FOTO)

Komuna e Skenderajt nën qeverisjen e Fadil Nurës, po tregon përkushtim të madh në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Kësaj radhe cak i keqpërdorimit të aktivitetit biznesor ishin furrat e bukës që veprojnë në këtë komunë, ku sipas inspekcionit komunal, asnjëra nuk kishte deklaruar peshën e bukës, si dhe nuk kishin përmbushur as kushtet minimale. Si pasojë e këtyre shkeljeve, Komuna e Skenderajt ka dënuar me nga 400 euro secilën furrë buke në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Në një njoftim të Komunës së Skenderajt thuhet se: “Në kuadër të aktiviteteve të përditshme të mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjës së konsumatorit, Drejtoria e Inspekcionit u ka shqiptuar gjobë 8 furrave të bukës, me arsyetimin se nuk kanë përmbushur një varg kriterësh sa i përket veprimtarisë që zhvillojnë.
Me këtë rast, pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera. Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro.
Komuna e Skenderajt është e përkushtuar në mbikëqyrje të zbatimit të legjislacionit dhe rregullave të përcaktuara, si dhe të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, përkatësisht qytetarëve.